Prag lufte në Ukrainë? Gazetari britanik gjen kohën për humor: Çifti ngjitur dhomës time të hotelit bëjnë s*ks të pashqetësuar, janë të zhurmshëm

Kërcënimet e vazhdueshme nga Rusia si dhe paralajmërimet e SHBA-së për një pushtim të mundshëm të Ukrainës, ka marrë vëmendjen botërore, për shkak të frikës së shpërthimit të një lufte mes dy vendeve.


Në këtë kohë, shtetet dhe organizatat më të fuqishme po lobojnë dhe po vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje paqësore.

Gazetarët ndërkombëtarë po mundohen të mbulojnë çdo detaj lidhur me situatën e krijuar. Pavarësisht pasigurisë që ka kapluar Ukrainën, një prej korrespondentëve të medias britanike “The Guardian” gjen edhe pak vend për humor.

Shaun Walker shkruan në një postim në Twitter, se qytetarët në Ukrainë duket se janë të pashqetësuar, pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për një pushtim të mundshëm rus.

“Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA-së për një pushtim të afërt rus, çifti që qëndronte në dhomën e hotelit ngjitur me timen vazhdojnë të bëjnë seks, madje janë shumë të zhurmshëm aq sa nuk më lënë të përqëndrohem teksa shkruaja historinë time” – shkruan Walker.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme