Ulje e shifrave të koronavirusit, ky shtet i Europës heq kufizimet e udhëtimeve

Pas më shumë se dy vitesh kufizime për shkak të koronavirusit, Norvegjia vendosi që të hapë kufijtë e saj për udhëtime.


Sipas Reuters, udhëtimet drejt Norvegjisë do të jenë njësoj si përpara pandemisë. Gjtihashtu qeveria e shtetit europian po vendosë që të heqë gradualisht edhe kufizimet brenda saj.

Kryeministri i vendit, Jonas Gahr Store deklaroi këtë të shtunë se në kufij nuk do të kërkohet më as certifikata e vaksinimit, as testi negativ i koronavirusit.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Por pavarësisht këtij lirimi, shumë prej kompanive të fluturimit mund të kërkojnë mbajtjen e maskave në avion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme