Mediat gjermane kanë publikuar të tjera detaje nga vrasja e një të riu shqiptar në Këln të Gjermanisë.
Sipas mediave në shtetin gjerman, viktima është shqiptar 25 vjeç. Identiteti i tij dihet nga autoritetet, por se mbahet i fshehtë.
Dyshohet se viktima është përfshirë në një sherr, pasi pranë tij u gjetën edhe shishe të thyera. Policia tha se është vënë në kërkim të një personi rreth 20 vjeç me bluzë të bardhë.
Autoritetet gjermane janë duke marrë në pyetje dëshmitarë të ngjarjes, për ta zbardhur plotësisht. I riu mësohet se kishte shkuar në Gjermani për të vizituar disa të afërm.