Pranohen 2 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, KQZ’ja thotë se janë të sigurta

Dy mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë regjistruar deri para tri ditësh në Kosovë. Ato po ruhen në një hapësirë, e cila sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është “e veçantë dhe e sigurt”.

Zyrtarë të saj nuk kanë saktësuar se ku gjendet ajo hapësirë, por kanë thënë se është e siguruar 24 orë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke u përgjigjur në pyetjet e “Kohës Ditore” rreth procesit të votimit të diasporës, ka thënë se aktualisht është duke u zhvilluar periudha për votim përmes postës, e cila ka filluar më 19 shtator.

Ka shtuar se fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019.

“Sipas të dhënave, deri më 27 shtator kemi pranuar 2 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, ka theksuar ai.

Elezi ka thënë se numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme