Prapaskenat/ Ambasada e SHBA i kërkoi Kuvendit një zyrë për takimin me Metën, Nikolla refuzoi

Zbardhen prapaskenat e takimit të djeshëm mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe kreut të Partisë së Lirisë, ish-presidentit Ilir Meta.

Burime të Politiko.al bëjnë me dije se për të zhvilluar këtë takim, ambasada amerikane i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë një ambient. Mirëpo, Kuvendi me miratim të kryeparlamentares Lindita Nikolla e ka refuzuar kërkesën e Kim, me pretendimin se nuk ka ambiente të lira.

Pavarësisht, këtij qëndrimi nga ana e Kuvendit, Kim ka vijuar me planin duke e takuar Metën dhe përfaqësues të PL në ambientet e selisë së Partisë së Lirisë.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkroi Meta në Facebook.

Nga ana tjetër, aAmbasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka nënvizuar se partitë politike shqiptare duhet të bëjnë dialog për integrimin dhe demokracinë në vend. Në një postim në Tëitter ambasada njofton se ky takim i Kim me Metës ishte në vazhdimësi të takimeve të saj me liderët politikë.

 “Ambasaroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim u takua sot me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në kuadër të takimeve të saj të vazhdueshme me liderët politikë shqiptarë. Ajo përsëriti nevojën që partitë politike të bashkohen për t’u angazhuar në dialog konstruktiv që forcon demokracinë, lufton korrupsionin dhe çon përpara negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shkruan ambasada amerikane.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme