Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Berat, ku dy vajza përkatësisht 19 dhe 16-vjeç, janë abuzuar seksualisht nga dy djem të rinj, 33 dhe 20 vjeç.
Në një reagim në rrejtet sociale, ministri bën me dije se dy autorët janë vënë në pranga, ndërsa thekson se “bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt”.
Ndër të tjera, Balla shkruan se është detyra e Policisë së Shtetit të rris vigjilencën dhe të adresojë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj.
Reagim i Ballës:
Policia e Shtetit ♀️ Beratka arrestuar në bashkëpunim me Prokurorinë dy persona të dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa njëra prej viktimave është e mitur. Do bëjmë gjithçka që viktimat e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të mbrohen dhe trajtohen me dinjitet e respekt. Është detyra jonë, është detyra e Policisë së Shtetit të rrisim vigjilencën dhe ta adresojmë me vendosmëri dhunën në të gjitha format e saj dhe të marrim masat për të parandaluar dhunën ndaj vajzave, grave, për të mbrojtur viktimat dhe për t’i ndjekur penalisht autorët e krimit. Viktimat e dhunës nuk duhen stigmatizuar, por duhet t’ju ofrojmë mbrojtje, mbështetje dhe ri-integrim të plotë në punë dhe shoqëri.