“Prej teje s’e prita”, thonë Tuna dhe NRG Band

NRG Band dhe Tuna lansojnë bashkëpunimin “Prej teje s’e prita”.

“Prej teje s’e prita” është titulli i këngës më të re që ka ardhur bashkëpunim ndërmjet NRG Band dhe Altuna Sejdiut.

Projekti është prodhim i grupit, ndërsa është realizuar me muzikë të Nurtel, i cili po ashtu e ka shkruar edhe tekstin.

Frontmeni i NRG Band, Besnik Qaka, është kujdesur për ‘beat-in’, ndërsa Arben Qaka e ka bërë miksimin dhe masterizimin.

Për anën vizuale është kujdesur produksion Npik që e ka xhiruar videoklipin e “Prej teje s’e prita”.

Është një këngë me interpretim të mirë, e cila pritet të pëlqehet nga fansat e NRG Band dhe Tunës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme