Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit i cili u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, ka reaguar me një mesazh prekës për protestën e organizuar para Ministrisë së Arsimit për të birin.
Ajo ka shprehur dhimbjen e saj, si dhe ka falenderuar të gjithë protestuesit për mbështetjen morale të dhënë në këto momente tragjike.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan ajo.