“Preni, therni në fyt armiqtë…”/ Naim Miftari flet për lidhjet ruse me Thaçin, Ramën e Baton Haxhiun

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për lidhjet serbe dhe ruse dhe afërsia e tyre e cila sipas tij, njihet nga luftërat e tyre të zhvilluara së bashku, sidomos në Ballkan.

Miftari thotë se Kisha serbe dhe ruse janë pothuajse e njëjta, pasi që është populli i njëjtë dhe feja e njëjtë.

Ai pohon se serbët janë sllavë të ardhur nga malet e Karpateve dhe potoja e tyer është që të grabisin toka, të shtrembërojnë historinë e ta paraqësin para botës një histori të rreme.

Ish-agjenti thotë se ata kanë për qëllim të zhdukin vendasit, prandaj janë armiqësor dhe përveç forcës nuk njohin asgjë tjetër.

Image

Prandaj, Miftari thotë se Kosova duhe pasur shtet fqinjë shtetin serb, dueht të ketë ushtri dhe të jetë e trajnuar si dhe e armatosur deri në ‘dhëmbë’.

“Normalisht që na duhen miq, na duhen aleanca ushtarake e politike, por ne duhet të jemi serioz në mbrojtjen e integritetit të Kosovës e jo sikur deri më sot për të mbetur në pushtet Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti që ishin duke ia falur gjysmën e Kosovës shtetit serb, vetëm me ju thënë dikush nga Amerika e Brukseli bravo, jeni demokrat e politikans të paqes”, shprehet Miftari.

Ai thotë se, nuk mbahet shteti duke lëshuar gjithmonë pe ndaj të huajve dhe fqinjëve armiqësor e grabitqarë, që gjatë gjithë historisë na kanë grabitur tokat tona dhe kanë masakruar qindra herë popullin shqiptar.

Image

“Sa i përket gazetares së Rusisë, Daria Aslamova është mirë që e kanë përzënë, por mbeti në hije fati i dy shtetasve francez që u arrestuan në Veriun e Kosovës që kishin hyrë ilegalisht me veturë ruse, që në fakt ata ishin pjesëtar të DGSE Franceze aleatit shekullor serbë apo ishin francez që punon për GRU shërbimin sekret të Rusisë, ose ishin kontraktor të VAGNERIT, njësi private ushtarake mercenarë që luftojnë nëpër vende të ndryshme me urdhra të Vladimir Putinit”, thotë ai.

Miftari pohon se, sipas informacioneve që ka marr nga shërbimi i Ukrainës, SBU, gazetarja ruse punon në GRU, shërbimin super sekret që është i instaluar në strukturën e FSB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme