Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi të shtunën, të jashtëzakonshme, për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore, siç e ka cilësuar në njoftim, zëdhënësi i tij Tedi Blushi, për të cilën i është bërë thirrje “të gjithë funksionarëve të Drejtësisë dhe të Policisë për ta ndjekur live”.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi të shtunën, të jashtëzakonshme, për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore, siç e ka cilësuar në njoftim, zëdhënësi i tij Tedi Blushi.
Presidenti i ka kushtuar vëmendje të veçantë, hetimit të incidentit të rëndë në Elbasan duke iu drejtuar me emër drejtuesve më të lartë të organeve të Drejtësisë dhe të Policisë.
Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet tani, sot, jo nesër dhe as pasnesër dhe ju keni përgjegjësinë e plotë për ta realizuar këtë. Pse kjo ngjarje duhet zbardhur tani me urgjencë dhe t’i jepet fund hipokrizve se “po hetohet”?!
Se nëse do të ishte hetuar në kohë, si dhe ngjarja e Kavajës ku u mbush tërë gjak zyra e PD-së, që e pashë me sytë, do të ishte ndaluar edhe ngjarja e Elbasanit, sepse në datën 7 prill, PD-ja e përfaqësuar nga zoti Bardhi ka paraqitur në SPAK, një kallëzim penal.
PD i ka paraqitur SPAK-ut kërkesën për hetim të 40 shtetasve që ishin angazhuar në favor të PS-së duke konsumuar në meës të Elbasanit vepra penale të krimit zgjedhor. Dhe janë emrat e të gjithë atyre që janë përfshirë ne ngjarjen e 21 prillit,” tha Presidenti.