Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se Evropa nuk është një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Të gjithë ata që i përkasin Evropës kanë një lidhje të përbashkët që mund të na ndihmojnë në çdo kohë por duhet të kuptojnë se Evropa nuk është një forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ajo është një forcë e madhe dhe ka një përgjegjësi të madhe”, ka thënë Pavlopulos, transmeton lajmi.net.
Sipas presidentin grek, gjithkush që përpiqet të gjejë pika të përbashkëta në mes çështjes së Kosovës dhe Qipros duhet të mësojë mësimet bazë të së drejtës ndërkombëtare.
Pavlopulos ka theksuar se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës kanë nevojë për respekt të plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Çështja e Qipros, shtoi ai, nuk është një çështje kombëtare e Greqisë, as një çështje bilaterale e Greqisë dhe Qipros, por një çështje evropiane./Lajmi.net/



