Sekretari Amerikan i Shtetit ka lajme të këqija për kryeministrin Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar telegram urimi për marrjen e përgjegjësive të reja nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson.

Sekretari amerikan ka inkurajuar qeverinë Haradinaj që të udhëheqë me intensitet zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente, si: sundimin e ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Pika të cilat i ka cilësuar si thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik

“Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit”, thuhet në urim.

Thillerson po ashtu ka vlerësuar ka thënë se zgjedhjet e qershorit ishin shenjë e qartë se Kosova ka arritur pjekurinë diplomatike

Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia për ju dhe popullin e Kosovës për zgjedhjet e mbajtura dhe formimin e qeverisë. Zgjedhjet e qershorit të këtij viti ishin shenjë e qartë se vendi juaj ka arritur pjekurinë demokratike.

Lidershipi juaj është vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe bashkëpunimin e ngushtë me fqinjtë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Ju inkurajoj fuqishëm që të udhëhiqni me intensitet të shtuar e në mënyrë gjithëpërfshirëse, në zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente.

Reformat e tilla përfshijnë fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, janë thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik.

Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme