Në një darkë të shtruar për nder të vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, e para jashtë Francës që prej fitores së tij në zgjedhje, homologu I tij grek Prokopis Pavlopoulos ka çuar mesazhe të rrepta ndaj Shqipërisë dhe Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Midis të tjerash, në fjalimin e tij presidenti grek ka thënë se Shkupi dhe Tirana po minojnë, me veprimet e tyre politike, ecurinë e tyre europiane,njëri fqinj duke përdorur një emër që përcjell irredentizmin dhe fqinji tjetër duke shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe në veçanti të pronës.
“Kjo po ndodh edhe me Shqipërinë fqinje. Edhe ajo duhet të gjejë vendin e saj në BE, por me respekt të plotë tek të drejtat europiane. Dhe një prej shtyllave të të drejtave europiane janë të drejtat e njeriut. Kur shikojmë shkelje të tilla të të drejtave themelore, siç është përshembull e drejta e pronësisë, si është e mundur që Greqia të favorizojë një perspektivë të tillë europiane, të një shteti që shkel të drejtat europiane?!”, u shpreh presidenti grek, raporton TCH.