Presidenti i ri maqedonas thotë se Kosova s’i prish raportet Shkup-Beograd

Presidenti i porsazgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka përsëritur se do të jetë President i të gjithë qytetarëve, sepse “presidenti duhet t’i bashkojë qytetarët”, ndërsa tha se mbështet dialogun në shoqëri dhe njoftoi se do të punojë të arrihen synimet e shtetit, që janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

Ai tha për të përditshmen serbe “Politika” se do të jetë i hapur ndaj ideve dhe sugjerimeve, “pavarësisht se a vjen ai propozim nga një platformë politike e një pale tjetër”.

Ai thekson se orientimi euro-atlantik i vendit të tij mbështetet nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, nga maqedonasit, nga shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, e të tjerë.

“Ne qysh më 1993 në Parlament vendosëm t’i bashkohemi NATO-s dhe BE-së si synim i politikës sonë. Në këtë kuptim, anëtarësimi ynë në këto organizata nuk është çështje e politikave ditore, por një strategji të cilën të gjithë faktorët relevantë politikë e zhvillojnë”, deklaroi presidenti i ri maqedonas, transmeton Koha.net.

Pendarovski foli edhe për marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa raportin me Serbinë e vlerësoi si shumë të mirë që, sipas tij, është “në interes të përbashkët”.

Ai beson se qëndrimi i Shkupit zyrtar në raport me Kosovën nuk i pengon marrëdhëniet me Serbinë, dhe tha se personalisht do të bëjë çdo përpjekje që këto marrëdhënie të shkojnë në drejtim pozitiv.

“Këtu bie pa dyshim edhe takimi bilateral me Presidentin Aleksandar Vuçiq, të cilin takim shpresoj ta realizoj porsa të marrë detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore”, deklaroi Pendarovski.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme