Presidenti i ri shqiptar, dhëndër i ‘Baba Cenit’, kolonelit që stërviti drejtuesit e UÇK-së

Presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj, është dhëndri i kolonelit të ndjerë shqiptar Hysen Ymerit, i cili ishte komandanti i komandantëve më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çekaj e shumë burra me peshë historike kombëtare, ishin për një kohë nën urdhrat e vjehrrit të presidentit Begaj. Kjo ishte në vitin 1991, kur në Shqipëri, po bëheshin gati për luftën e ardhshme çlirimtare, në kampet stërvitore të Ushtrisë shqiptare, raporton Telegrafi.

Hysen Ymeri, tashmë vjehrri i ndjerë i presidentit Begaj, për së afërmi ka pasur rastin jo vetëm t’i shohë heronjtë e Kosovës, por edhe t’ua japë atyre përsosmërinë luftarake. E bija e Ymerit quhet Armanda. Zonja e Parë e shtetit shqiptar, sipas medias tiranase, punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit, si inxhiniere e teknologjisë. Çifti Begaj kanë edhe dy djem.

“Baca Cen”, siç e thërrisnin çlirimtarët kosovarë Hysen Ymerin, kishte vizituar pas luftës Kosovën dhe vend-betejat më të rëndësishme të UÇK-së. Ka pak fotografi të vitit 1991, ku Hysen Ymeri ka me luftëtarët e ardhshëm të UÇK-së. Në mesin e tyre është një e shkrepur në Krujë, ku shihen ndër të tjerë Hysen Ymeri, Zahir Pajaziti dhe luftëtarë të tjerë të ardhshëm.

Komandanti Ymeri kishte lindur në Shkozet të Durrësit në vitin 1946. Përveç si ligjërues, kontributi i njihet edhe edukimin në inteligjencën ushtarake shqiptare. Gjatë luftës së Kosovës 1998-1999, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ia besoi kolonel Hysen Ymerit detyrën e krijimit dhe komandimit e Forcave Speciale, të quajtura në atë kohë “Delta Force” në Shqipëri, sipas modelit dhe përvojës amerikane.

Pak para se të vdiste, Ymeri botoi edhe librin me kujtime të titulluar “Stërvitëm dhe Adem Jasharin”.

020

Më 25 korrik 2019 Forcat e Armatosura të RSH njoftuan se kishin humbur shokun dhe kolegun e tyre dhe familja njeriun e shtrenjtë siç ishte kolonel (Rezervë) Hysen Ymeraj, i cili u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare. Kolonel Hysen Ymeraj, i cili u lindi në Shkozet të Durrësit më 26 dhjetor 1946 nga një familje me ndjenja të larta patriotike, ka shërbyer për rreth 35 vite në FARSH dhe gjatë gjithë karrierës së tij është shquar për vlerat e larta njerëzore, atdhetare, intelektuale, ushtarake dhe shoqërore duke kryer me devotshmëri e përkushtim detyra të ndryshme si ato drejtuese e komanduese ashtu edhe ato pedagogjike dhe deri në detyrat e nivelit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm.

Si pedagog, kontributi i tij në arsimimin dhe kualifikimin e oficerëve zbulues, në drejtimin me profesionalizëm të reparteve dhe njësive të zbulimit dhe radiozbulimit, do të mbetet kurdoherë i vlerësuar dhe i paharruar nga të gjithë ushtarakët.

060
Gjatë krizës kosovare të viteve 1998-1999, Shtabi i Përgjithshën i FARSH i besoi kolonel Hysen Ymeri detyrën e krijimit dhe komandimit të Forcave Speciale, të quajtura në atë kohë “Delta Forcë” në Shqipëri, sipas modelit dhe përvojës amerikane, që nën drejtimin e tij do të kryenin edhe detyra luftararke në veri të vendit.
Periudhë e paharruar në tërë karrierën e kolonel Hysen Ymerit në ushtri mbetet përgjegjësia kur Komanda e Akademisë i besoi përgatitjen e djemve nga Kosovan në shtator të vitit 1991, 7 vite para se të niste luftën Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ku stërviti dhe përgatiti edhe heroin legjendar kosovar, Adem Jasharin.

060
Hysen Ymeraj është autor i librit me titull “Stërvitëm dhe Adem Jasharin” si dhe për shërbime të shquara në detyrat e caktuara ai është vlerësuar me urdhëra e medalje të ndryshme ushtarake.

Pas daljes në rezervë, kolonel Hyseni është vlerësuar me “Medalje Mirënjohje” nga UÇK si dhe shoqata “Labëria”.
Kolonel Hysen Ymeraj do të kujtohet përherë si një model dhe profesionit dhe do të mbetet burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm ushtarak.

Me anë të një telegram ngushëllimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e njeriut të shtrenjtë, kolegët dhe shokët mikun e tyre më të mirë.

110

Për më shumë se dy orë, në mjediset e Muzeut të Forcave të Armatosura, u mbajtën homazhet dhe u vendosën kurora me lule në nderim të jetës dhe veprës së kolonel (Rezervë) Hysen Ymeri, ku morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, gjeneralë dhe komandantë forcash dhe njësive autonome në FA, kolegë ushtarakë pjesëtarë të FA, familjarë dhe të afërm të të ndjerit./shekulli

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme