Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta: Vendim historik, urime Ushtria e Kosovës

Pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë së Kosovës, një përkrahje e madhe ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta zgjodhi rrjetin social Facebook për të uruar politikën e Kosovës që bëri të mundur formimin e ushtrisë së saj, njofton gazetametro.net.

Po ashtu presidenti Meta këtë e ka qujtur si vendim historik të Kosovës që dëshmon qartë se ky vend është i aftë të marrë përgjegjësi të reja për të kontribuar paqes, stabilitetit në rajon.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euroatlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan kreu i Shtetit në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme