Këtë e ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së cilit Berset ia ka konfirmuar këtë vizitë.
“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte”.
“Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.