Presidenti kinez feston 66-vjetorin, Putin i dhuron akullore ruse

Presidenti kinez Xi Jinping festoi të shtunën 66 vjetorin e lindjes së tij së bashku me presidentin rus Vladimir Putin.

Dhe Putin e befasoi homologun e tij me dhuratën për ditëlindje.

Presidenti rus i bleu Jinping akullore.

Dy liderët u takuan në Dushanbe, kryeqytetin e Taxhikistanit, ku morën pjesë në konferencën e “Confidence-Building Measures in Asia”.

Ky është takimi i tyre i dytë brenda pak javësh. Putin dhe Jinping u takuan në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait (SCO) në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

“Lideri rusi vlerësoi rolin e Jinpingut në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe vuri në dukje suksesin e vizitës së fundit shtetërore nga Presidenti i Kinës në Rusi”, thuhet në deklaratën e Kremlinit. “Vladimir Putin i dha Xi Jinping akullore ruse si dhuratë për ditëlindje”.

Jinping falënderoi Putinin për akulloren dhe tha se udhëheqësi rus është shumë popullor në Kinë, njoftoi agjencia e lajmeve shtetërore ruse TASS.

Presidenti kinez udhëtoi në Rusi më herët në qershor dhe ishte mysafir i nderit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Në një intervistë me TASS përpara udhëtimit, Jingping e quajti Putinin mikun e tij më të mirë, duke shtuar se e çmonte miqësinë e thellë mes tyre.

Në Rusi, Jinping vizitoi Moscow Zoo me Putinin, ku mori dy panda gjigante kineze si pjesë e “bashkëpunimit kërkimor”.

Të dy liderët gjithashtu u takuan në prill gjatë samitit “Belt and Road Summit” në Pekin.

Ata vlerësojnë shpesh marrëdhënien mes tyre dhe janë takuar më shumë se 30 herë që nga viti 2013.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme