Presidenti Meta pret në zyrë kreun “Rotary International”: I lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer mbi shumë çështje sociale në vendin tonë

Kreu i shtetit Ilir Meta, ka pritur ditën e sotme në ambientet e Presidencës, Presidentin e “Rotary International”, Shekhar Mehta. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Meta bën me dije se i shprehu falënderimet dhe vlerësimet maksimale, Presidentit të Rotary “International”, për kontributin e dhënë ndaj 100 fëmijëve shqiptarë me probleme kardiake.


Kreu i shtetit thekson gjithashtu se ndihet i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë

Postimi i Ilir Metës:

Kënaqësi të prisja sot, në një takim të përzemërt, Presidentin e “Rotary International”, z. Shekhar Mehta. E falenderova me shumë mirënjohje për kontributin bujar dhe human, për të ndihmuar 100 fëmijë shqiptarë me probleme kardiake, për t’u kuruar dhe marrë trajtimin e duhur shëndetësor jashtë vendit, mbështetur nga “Rotary International”. Inkurajues dhe që do të ketë mbështetjen time të plotë do të jetë edhe programi interaktiv në mësimdhënie, në shërbim të nxënësve të ciklin parauniversitar, si dhe të gjitha nismat e tjera të kësaj organizate në fushën e shëndetësisë dhe jo vetëm. Jam i lumtur për rritjen e pranisë dhe të kontributit të vyer të “Rotary International” për shumë çështje sociale në vendin tonë, nën moton frymëzuese “Shërbe për të ndryshuar jetë” (#Serve to change lives).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme