Presidenti: Përpara drejt kutive të votimit, për kandidatët më të mirë

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh sot për të gjithë qytetarët shqiptarë menjëherë sapo ka hedhur votën i pari në qendrën e votimit në rrugën “Pjetër Bogdani”në Tiranë.

Presidenti tha: “Erdhi kjo ditë e bekuar, kjo ditë e mrekullueshme. Edhe Zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushtet sa më të mira për të shprehur vullnetin e tij dhe republika të ripërtërijë themelet e saj. Barazi para ligjit na garanton barazia e votës.

Qytetari të votojë sot edhe kandidatin më të mirë për alternativën më të mirë, të zgjedhin kandidatët më të ndershëm dhe më me integritet.

Presidenti ka një axhendë që mbivendoset në çdo sekondë. Ftoj të gjithë të votojnë.

Sot është një akt patriotik, mbrojtja e atdheut detyrë mbi detyrat dhe mbrohet me votë, me pjesëmarrje dhe një mbarëvajtje e shkëlqyer do ta bindte Europën që ne të jemi pjesë e saj.

Përpara drejt kutive të votimit, votoni për atë që keni në mendje dhe ne zemër, për kandidatët më të mirë që do të luftojnë korrupsionin, që do t’ju mbrojnë juve nuk iu binden si kukulla kryetarëve dhe kryetareve të tyre,por do të jenë qytetarët e Shqipërisë në mendje dhe në zemër” bëri thirrje Presidenti.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme