Presidenti Thaçi flet për luftën në veri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruara se Serbia është duke i armatosur qytetarët në veri të Mitrovicës, duke u përpjekur të destabilizoj situatën atje, me arsyetimin për mbrojtje të serbëve në këtë pjesë.

“Serbia është duke përdorur modelin rus në Ukrainë. Po dërgon civilë, por edhe njerëz me uniforma në veri dhe është duke armatosur serbët me armë dore, por edhe me armë të tjera, në mënyrë që të jenë të përgatitur për t‘u mbrojtur nga kinse sulmet shqiptare”, tha Thaçi në një intervistë për DW Shqip.

Presidenti Thaçi përmes kësaj interviste u ka bërë thirrje serbëve që të mos bien pre e politikës nacionaliste të Beogradit, “të një politike, e cila i ka shkaktuar dhimbje të mëdha serbëve edhe më parë”.

“Në vend të thirrjeve të Serbisë për luftë, unë serbëve të Kosovës ju bëj thirrje për paqe dhe dialog. Në vend të thirrjeve për ndarje etnike dhe territoriale, unë ju bëj thirrje për integrime në NATO dhe BE”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se të gjitha incidentet janë të njëpasnjëshme si muri, arrestimet dhe treni janë të provokuara direkt nga Beogradi.

“Muri është çështje e Kosovës dhe Kosova duhet ta heqë në tërësi këtë muri. Nuk guxon të ekzistojë një mur i këtillë në Mitrovicë dhe këtë çështje nuk do ta diskutojmë fare me Beogradin. Sa i përket trenit ai ishte me motive të qarta provokuese për Kosovën dhe i inspiruar me modelin rus, por vendosmëria e Kosovës bëri që ai tren të mos i afrohet kufirit te Republikës së Kosovës”.

Thaçi tha se sikur treni të afrohej, nuk mund të them se nuk do të fillonte ndonjë konflikt i armatosur.

“Kosova ka qenë e gatshme t’i përgjigjet në mënyrë shtetërore këtij provokimi. Ne kemi informacione se në tren ka pasur armatim dhe njerëz paramilitarë me qëllim që të futen në Kosovë dhe destabilizojnë Kosovën. Njëkohësisht e njohim edhe planin serb për ndarjen e Kosovës, por e dimë po ashtu se Serbia po i armatos serbët në veri”, ka thënë Thaçi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme