Presidenti Thaçi i gëzohet zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është gëzuar zyrtarizimit të gjuhës shqipe në shtetin maqedon, duke e konsideruar këtë si një të arritur të lartë për këtë shtet.

Thaçi ka shtuar se rritja e të drejtave shqiptare në Maqedoni, do të bëhet garant i unitetit qytetar të saj. Ai ka përgëzuar edhe shqiptarët duke quajtur këtë një arritje, shkruan gazetametro.net.

‘Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore’, ka thënë Hashim Thaçi.
Ndërkaq, presidenti e ka cilësuar zyrtarizimin e shqipes edhe si një hap drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i cili sipas tij e forcon bashkëjetesën në Maqedoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme