Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.
Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion. /Telegrafi/