Ekaterina Trendafilova, presidente e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, edhe zyrtarisht nis punën nga mesi i janarit të këtij viti, përderisa rekrutimi i stafit për Zyrën e Dhomave të Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të përfundojë nesër.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Avis Benes.
“Procesi i rekrutimit për Zyrën e dhomave të veçanta dhe Prokurorisë ka qenë dhe është duke u zhvilluar në mënyrë intensive. Thirrja e fundit për kontributet për stafin e ri është publikuar në dhjetor, me afat prej 6 janar 2017”, ka sqaruar Benes.
Ajo ka konfirmuar se edhe marrëveshja e vendit nikoqir, Holandës, ka hyrë në fuqi prej 1 janarit 2017.