Presidentja falë persona me dosje të rëndë kriminale, të dënuar për drogë dhe armatim

Gazetar: Suad Bajrami

Festës së 23 Tetorit, nuk do t’i gëzohet vetëm poeti Sllave Dimoski i cili sot nderohet për arritje në fushën e shkencës, kulturës dhe trashëgimisë, por edhe 10 persona të dënuar të cilët, presidentja Gordana Siljanovska Davkova i ka falur. Për nder të Ditës së Themelimit të Organizatës Revolucionare në Selanik, më 23 tetor të vitit 1893, presidentja ka falur Shenoll Masllanin, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim. Sipas vendimit, Masllanit i kompensohen gjashtë muaj burg, me 6 muaj dënim me kusht.

1 vjet e 3 muaj burg i janë zëvendësuar me burg me kusht edhe Akif Ravmanovski nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit kriminal “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje. Ravmanovski, ndonëse kishte qenë në burg, para më shumë se një jave u përfshi në incident të armatosur ku mbeti i plagosur një 35-vjeçar. Sipas Policisë, ai kishte pasur leje për të punuar gjatë ditës, ndërkaq në mbrëmje të kthehej në burg për vuajtje dënimi.

Plotësisht është falur edhe personi Nikolla Tripçevski, i cili do të duhej të kishte vuajtur dënim me burg deri në 1 vit.

Faljes së pjesshme do t’i gëzohen gjithsej 7 persona.

Emër më i njohur në listë është ish kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, i cili u dënua me shtatë vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lëndën e ish Prokurorisë Speciale “Transportuesi”. Me vendimin për falje, Talevskit i është ulur dënimi për një vit, ndërkaq pasi tre vite i ka kaluar në paraburgim shtëpiak, do t’i mbeten edhe katër vite të tjera.

Nga 3 muaj burg Siljanovska ua ka falur Millço Efremovit, i dënuar për rastin “Spiuni” dhe personave Todor Popov, Tomisllav Simonov, Pero Kuzmanovski dhe Zhivko Delixhakov.

2 muaj, do t’i falen edhe personit Muarem Ali.

Falja e personave me dosje kriminale, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme