Presidentja Osmani në ShBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr mësimin e parë në pilotimin e helikopterit prej njërit ndër pilotët më me përvojë, Joe Decapite.

Osmani në një postim në X shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve.
“Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë. E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve”, shkruan ajo.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme