Prestigjiozja ‘Washington Post’: McGonigal, i zhytur deri në grykë në marrëdhënie sekrete me Edi Ramën

Nuk dinë të ndalur shkrimet e medieve të mëdha amerikane për skandalin e Charles McGonigal, ish-agjent i lartë i FBI-së amerikane.

Këtë herë është gazeta prestigjioze amerikane ‘Washington Post’, e cila shkruan se Edi Rama dhe Charles McGonigal janë të zhytur deri në grykë në marrëdhënie sekrete.

 “Në kohën kur McGonigal dyshohet se filloi të punonte për një rus, i cili ishte nën sanksionet e SHBA, sipas aktakuzës, McGonigal ishte i zhytur gjer në grykë në marrëdhënie të tjera sekrete me kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish-operativ të inteligjencës shqiptare.

Puna shqiptare e McGonigal dyshohet se filloi ndërsa ai punonte ende për FBI-në, një pikë e veçantë shqetësimi për ish-kolegët e tij.

Prokurorët pretendojnë se deri në gusht 2017, McGonigal ishte lidhur me një person nga Nju Xhersi, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe disa dekada më parë kishte punuar për inteligjencën shqiptare.

Aktakuza nuk e përmend emrin e këtij personi, por përshkrimi përputhet me Agron Nezën, për të cilin të dhënat e kompanive shqiptare tregojnë se hyri në biznes me McGonigal në vitin 2019, pasi McGonigal u largua nga FBI”, shkruan gazeta.

“Emri i Nezës, së bashku me të tjerë, u përfshi në një fletë-thirrje të jurisë së madhe të nëntorit 2021, të publikuar nga Business Insider në shtator dhe të konfirmuar nga ‘Washington Post’ nga një person me njohuri për hetimin.

McGonigal i kërkoi Nezës para- dhe Neza pranoi, duke i premtuar se do i paguante pak nga pak, sipas aktakuzës.

Më pas, të dy burrat udhëtuan së bashku drejt Shqipërisë në shtator të vitit 2017, ku u takuan me kryeministrin Edi Rama, thuhet më tej në aktakuzës.

McGonigal, i cili ishte duke punuar për FBI-në në atë kohë, i dha zyrës së kryeministrit ‘parafernelia’ dhe e paralajmëroi atë kundër dhënies së licencave fitimprurëse të shpimit për kompanitë ruse të naftës.

Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte si oficer kundërzbulimi kundër ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se në fakt, Neza dhe një tjetër shqiptar që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si një këshilltar informal i Ramës, kishin interesa financiare në fushat e naftës,” thekson gazeta e madhe amerikane.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme