Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, TAG Motorsports, nga Kalifornia prezanton projektin e saj më të fundit, BMW M4 Coupe të modifikuar me ngjyrë gri metalike Mineral.
Para se gjithash, ky M4 karakterizohet me rrotat e reja HRE R101 LW me ngjyrë të zezë mat e me diametër prej 20-inç, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe me paketën për aerodinamikën “ENLAES F8X” nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.
Ndërkaq sa i përket motorit, nuk ka informacion për përforcimin e motorit 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 431 kuajfuqi.