Vetëm disa javë pasi Chevrolet ka lansuar Corvette XR1 e ri, prodhuesi amerikan tani ka lansuar versionin pa tavan të këtij model në panairin e veturave në Los Angelos.
Corvette ZR1 pa tavan çmimin fillestar do ta ketë 104 mijë euro, që është rreth 4 mijë euro më shumë se sa versioni coupe i tij, transmeton koha.net.
Chevrolet nuk ka bërë ndonjë ndryshim strukturor të trupit të tij nga alumini, por vetëm i është ndryshuar tavani, i cili tani është i konvertueshëm dhe mund të hapet e mbyllet deri në shpejtësinë 45 kilometra në orë në mënyrë elektronike.
Nën kafano Corvette ZR1 pa tavan ka motorin e njëjtë, 6.2 litërsh supercharged V8 i cili prodhon 744 kuaj fuqi, ndërsa ka tetë marshe gjysmë automatike.
Vetura shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë mund ta arrij për më pak se 3 sekonda, para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 340 kilometra në orë.