Prifti katolik u thotë protestuesve kundër Trumpit që të vrasin veten

Një prift katolik u ka sugjeruar atyre që nuk pajtohen me Presidentin amerikan Donald Trump që të vrasin vetën duke u hedhur nga ndonjë ndërtesë e lartë.

Prifti Philip J. Pizzo e ka shpërndarë në Facebook një mbishkrim që thuhet se inkurajon vetëvrasjen, vetëm disa orë pas meshës të së dielës në Kishën Saint Benedict Joseph Labre në New York.

“Shfaqeni urrejtjen tuaj për Trump. Bëjeni për drejtësinë sociale. Hidhuni kundër Trump”, thuhet në foton e shpërndarë nga ai, e cila ilustrohet me një burrë që bie nga një rrokaqiell.

Kleriku 67 vjeçar e fshiu shpejt postimin por disa nga miqtë dhe ndjekësit e tij nisën komentet.

Prifti tha se e kishte shpërndarë foton ngase kishte menduar se ajo ishte ‘argëtuese’.

“Nuk e promovoj vetëvrasjen. Kam ndihmuar shumë njerëz përgjatë vjetëve dhe nuk e promovon vrasjen. Ishte qesharake”, tha ai për The New York Post.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme