Prindërit e Astrit Deharit kërkojnë të ndërrohet prokurori që merret me rastin e djalit të tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka prezentuar një raport me gjetjet e inspektoratit të kësaj ministrie për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. Sipas Haxhiut, ky raport lë dyshime të mëdha për manipulim të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në këtë rast, të cilin ka thënë se do ta dërgojë në prokurori.

Gjatë konferencës, ministrja Haxhiu tha se familja e Astrit Deharit ka kërkuar që ta ndërrojnë prokurorin e rastit për shkak të “neglizhencës e mosveprimit nga ana e prokurorit”.

“Dhamtë t’i kisha thy njo ka njo”, Nushi i PSD’së publikon kërcënimin e nj…
“Ne e kemi parë edhe kërkesën e familjarëve të Astrit Deharit që kanë kërkuar që për shkak të neglizhencës, mosveprimit nga ana e prokurorit të bëhet ndryshimi i prokurorit. Tani kjo kërkesë është në zyrën e kryeprokurorit të shtetit z.Besim Kelmendi, dhe unë uroj që ai të vlerësojë rrethanat dhe të veprojë në përputhje me përgjegjësitë”, tha Haxhiu para mediave, transmeton Gazeta Express.

“Prej asaj çka ne kemi informacione, mendoj që këtë rast ta marrin më shumë persona, pra të jetë një ekip që do të analizojë çdo rrethanë. MD do të jetë pranë institucioneve për gjithçka që ata kërkojnë”, tha ajo.

Ajo ka thënë se për këtë rast duhet të veprojë prokuroria.

“Deri më tani asnjëherë ska pas një rast që prokuroria ka kërkuar dokumentacion, prandaj prokuroria duhet të veprojë që të zbardhë rrethanat”, ka thënë ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme