Prishet uniteti i Listës Serpska

Shkarkimi i ministrit Ljubomir Mariç ka prishur unitetin brenda përfaqësuesve serbë, të cilët deri më tani kanë vepruar të bashkuar.

Shkarkimi i Mariçit erdhi pas shoqërimit që i bëri Marko Gjuriçit gjatë hyrjes ilegale në Kosovë.
Në vendin e Mariçit ka ardhur Mirjana Jevtiç, e emëruar nga kryeministri i vendit Isa Mustafa, e cila të martën ka filluar punën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo ky veprim ka irrituar Listën Serbe, e cila përmes Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Edhe pse veprojnë në kuadër të Listës Serbe, dy rrymat politike ekzistojnë brenda saj, njëra me shefin e tashëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, dhe tjetra me ish-përfaqësuesin e Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vulin.

Mediet serbe kanë raportuar se Jevtiç vjen pikërisht nga radhët e Partisë së Vulinit. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme