Gjatë edicionit të dytë në ‘Big Brother VIP Kosova’ Vesa Vllasaliu dhe Alba Vukaj krijuan raporte mjaftë të ngushta, të cilat premtuan që do t’i realizojnë edhe jashtë reality show-it.
Por mesa duket kjo nuk po ndodh ashtu siç ishin shprehur banoret, shkruan kosovarja.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Vesa kishte pranuar pyetje se ‘Cila është shoqja më e mirë e Big Brother’.
Blogerja ka publikuar një foto me Ilirianën duke vendosur një zemër duke nënkuptuar se është ajo, andaj nuk kanë munguar edhe reagimet e ndjekësve, duke e shprehur se ndoshta ‘ka krisje në raportet e saj me Albën’.