Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri sot ka filluar takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, nga sot deri me datë 29 shtator 2016, shkruan telegrafi.

Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së.

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri.