Prishtina dhe TIKA bashkëfinancojnë ndërtimin e Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm

Komuna e Prishtinës është vizituar sot nga një delegacion i komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i vizitës ishte që të konkretizohet bashkë me TIKA-n marrëveshja për ndërtimin e Qendrës për Sindromën Down dhe Autizëm në Prishtinë.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se javëve të fundit, me TIKA-n janë marrë vesh që ta bashkëfinancojnë ndërtimin e kësaj qendre, ku gjysmën e parave do t’i japë Komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.

“Lokacioni është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet. Qendra jonë do t’i ketë disa nga terapitë kryesore, e deri tek trajtimi individual i secilit fëmijë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Nënkryetari i Selçuk-Konyas, Yalçinkaya, tregoi për mënyrën e funksionimit të qendrës për Autizëm në komunën e tij.

“Është një qendër shumë e madhe, ndër më të mëdhatë dhe më të mirat në botë, ku përveç arsimimit dhe edukimit ofrohen edhe të gjitha llojet e terapive që janë të nevojshme për fëmijët me autizëm. Falënderoj të gjithë akterët që i kanë ndërmarrë hapat konkretë për ndërtimin e një qendre të ngjashme në Prishtinë, qendër kjo qe besojmë se do të jetë shumë e suksesshme”, theksoi Yalçinkaya.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme