Prishtina u bashkohet shteteve të botës në protestën “Gratë marshojnë” (Video)

Prishtina u është bashkangjitur dhjetëra kryeqyteteve të botës me iniciativën “Gratë marshojnë”.

Me moton “Thuaj mjaft dhunës ndaj grave”, marshi i thirrur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, pikëtakimin e pati te sheshi “Zahir Pajaziti”, raporton KTV.

Marshi, sipas Igballe Rugovës, nuk është kundër Donald Trumpit, i cili tronditi opinionin me qëndrimet e tij gjatë fushatës, por se fjalori seksist e denigrues ndaj grave, tani nga pozita e presidentit, do të ketë efekt më të madh.

Me një fjalor të tillë u ballafaquan edhe gra në pozita të rëndësishme në vendin tonë, praktikë që Rugova bëri thirrje të ndalohet.

Hapsira Reklamuese.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme