Prishtinasi raporton në polici se ia kanë rrëmbyer të dashurën

Një i ri nga Prishtina, ka raportuar në Polici se përmes telefonit është njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me dhunë nga një person.

Lidhur me këtë denoncim ka nisur edhe puna e policisë së Prishtinës, e cila ka nisur punën për gjetjen e vajzës dhe personit që akuzohet për rrëmbimin e saj. pasi është bërë gjetja e dy personave, Policia e Prishtinës ka bërë shoqërimin e të dyshuarit për rrëmbim, i cili gjatë marrjes në pyetje ka mohuar se e ka marrë me dhunë vajzën.

Ai ka thënë në polici se ajo ka shkuar me të me dëshirën e saj të plotë.

Prishtinë,  30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin. Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme