‘Zgjedhje pa zgjidhje! Misioni vazhdon me Lulzim Bashën’

Luan Baçi, kryetari i degës së PD në Fier, në një letër të hapur që i ka dërguar sot anëtarësisë dhe qytetarëve të qarkut të Fierit,  me falënderimin për çdo votë që i dhanë PD-së dhe atij vetë si kandidat, shprehet qartë se “këto zgjedhje nuk dhanë zgjidhje, nuk janë të pranueshme” ndaj edhe “misioni vazhdon me Lulzim Bashën”.

Në vijim, nga mesazhi i Luan Baçit publikuar në Fb:

“Shume te dashur bashkeqytetare te qarkut Fier! Falenderim dhe mirenjohje, per çdo demokrat, per çdo simpatizant dhe votues te Partise Demokratike….Rezultati ne Qarkun Fier, ishte inkurajues, me rikuperim te ndjeshem, dy mandate me shume nga 2017! Zgjedhjet mbaruan, zgjidhje nuk ka! Zgjidhje nuk ka, se zgjedhjet u vodhen perseri, i filluan pergatitjen dy vjet para!

Administrata nen presion! Drejtuesit e korruptuar rilindas, vune shtetin ne sherbim te pushtetit! Punesime te shumta te pa ligjshme me militante! Investime elektorale, gjate fushates! Policia ne sherbim te fushates se Rames! Para te shumta ne shume familje te varfera, qe shperndaheshin nga drejtues te institucioneve, naten! Ndihma dhe çdo lloj sherbimi, ne shkembim te votes. Vaksina e Covid-19 ne funksion te votes! Pushtetin me çdo çmim!

Zgjedhjet e bene, zgjidhje nuk ka!

Misioni vazhdon, ne nuk ndalojmë! Ne do te vazhdojme te luftojme, per demokracine, per lirine e votes dhe per nje Shqiperi europiane!

Partia Demokratike, dega Fier dhe une personalisht si Kryetar i saj, do te vazhdojme betejen nen drejtimin e Kryetarit tone Lulzim Basha! Misioni i Lulzim Bashës, vazhdon, ne jemi ketu te gjithe bashke, ne nuk ndalojme ne do te vazhdojme betejen deri ne fitoren e Partise Demokratike!

I ftojme te gjithe te na bashkohen! Pavaresisht se jane pak, por perseri vlejne!

Edhe ata qe gjate 8 viteve opozite, benin opoziten e opozites!

Edhe ata qe nuk folen nje fjale te vetme kunder Rames! Edhe ata qe u gezuan per rezultatin dhe kane si qellim te vetem te marrin drejtimin e partise!

Edhe ata qe emerohen perkohesisht dhe interesoheshin me shume per ofiqet qe do te merrnin ne pushtetin e pritshem dhe jo punen qe duhej bere! Edhe te ngjashmit e tyre ne deget rretheve!

Keto zgjedhje nuk dhane zgjidhje, nuk jane te pranueshme! Misioni vazhdon me Lulzim Bashen, ne jemi bashke me te! Misioni vazhdon!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme