Prishtinë, 4 të arrestuar për posedim të narkotikëve e armë mbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona për posedim të substancave narkotike dhe armë mbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarëve në Prishtinë, janë gjetur 865 gramë substancë narkotike, një veturë dhe një armë zjarri me 30 fishekë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 865 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një makinë që dyshohet se është përdorur për paketimin e substancave narkotike, një armë gjuetie me 30 copë fishekë, një kompjuter (llap-top),  10 telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme