Prishtinë, qentë endacak rrezikojnë qytetarët

Në komunën e Prishtinës thonë se janë duke punuar në krijimin e një strehimoreje për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë.

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit nuk ka gjetur zgjidhje asnjëherë edhe pse qytetarët janë ankuar për rrezikun që u kanë shkaktuar ata duke sulmuar madje edhe fëmijët.

Nga ana tjetër zyrtarë të komunës së Prishtinës nuk shprehen optimist për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë ndonëse thonë se janë duke punuar për ndërtimin e një qendre për trajtimin e këtyre kafshëve.

Sipas një raporti të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Prishtinë janë rreth 3 mijë qenë endacakë kurse në mbarë Kosovën numri i tyre arrin deri në 200 mijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme