Kryeministri britanik, Rishi Sunak insistoi dje se ai do i japë fund krizës së krijuar në kufijtë e vendit. Sunak u angazhua se do i japë fund vërshimit të gomoneve drejt vendit të tij.
Sipas Daily Mail, ai kishte një mesazh për shqiptarët që mbërrijnë në Angli përmes Francës.
Plani i Sunak parashikon që t’i ndalohet hyrja përgjithmonë në vend atyre që futen në mënyrë të paligjshme. Po ashtu do lejohet qëndrimi vetëm për të moshuarit dhe të sëmurët e fëmijët.
Pavarësisht qëndrimit të Sunak, ministrja e Brendshme, Suella Braverman tha të mërkurën se presin që 80 mijë persona të mbërrijnë në Angli me gomone. Ky do ishte një numër i jashtëzakonshëm.
Kujtojmë se shumica e atyre që mbërrijnë me gomone në Angli janë shqiptarë. Vitin e kaluar, shqiptarët përbënin numrin më të madh të azilkërkuesve në Britani, me një total prej 14 mijë personash. Prej tyre, rreth 10 mijë deklarojnë se kanë mbërritur në Britani me gomone.
© SYRI.net