Pritet një njohje e re e shtetit të Kosovës

Janë zyrtarisht 116 njohje të shtetit që ndodhen në listën e paraqitur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndonëse kjo përmbajtje shpesh është fshehur nga faqja e MPJ-së, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë, televizioni merr vesh se njohja më e re për Kosovën do të vijë pas dy javësh, nga një shtet tropikal.

Një burimi diplomatik i televizionit, nuk ia tha emrin këtij shteti, nga frika se Serbia mund të prish krejt punën.

Nga zyra e Ministrit të punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, thonë se po bëjnë diplomaci të matur që mëton të sjellë disa njohje deri në fund të 2018-ës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme