Në pikëkalimet kufitare në dalje nga Kosova në Serbi janë shtuar kolonat, për shkak se mërgimtarët kthehen nga pushimi në vend qëndrimet e tyre në Evropë.
Pritjet më të gjatë shënohen në pikën kufitare në Merdare. Kolona sipas Qendrës Kombëtare për menaxhimin e kufirit kanë arritur deri në 2 mijë metra, derisa pritjet janë deri në katër orë.
Sipas asaj që shihet në tabelën e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, mësohet se e gjithë kolona është si pasojë e vonesave në dalje të kufirit.