Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht nënën e tij, të dyshuarit, i janë gjetur dy armë pistoletë si dhe 44 fishekë.
Policia konfirmon se rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren rreth orës 20:00.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht nënën e tij viktimën femër K/Shqiptare. I njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se posedon armë dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë pistoletë CZ99 si dhe 44 fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.