“Ish Kryeministri i Maqedonisë dhe kryetar i tanishëm i DPMNE’së – që kurrë nuk ka dhënë ndonjë intervistë për mediat e këtushme në gjuhën shqipe – paska dhënë intervistë për një portal kosovar, ku rrëfen për vetveten dhe për ‘dashurinë’ e tij ndaj shqiptarëve?! Dhe ai që dinë të lexojë përtej pyetjeve të shtruara vetvetes dhe përgjigjeve të dhënë për ta shpërlarë vetveten, e ka të qartë se një nga problemet e sotme të shqiptarisë, nuk janë antishqiptarët si personi në fjalë, por ‘hamamet’ shqiptare mediatike ku ata e shpërlajnë vetveten, edhe atë të fërkuar e të lëmuar nga dora shqiptare! Si do që të jetë, kjo intervistë është nga ato që kanë qëllim të dyfishtë dhe andaj, mbase janë edhe nga më të shtrenjtat: ta shpallin të pafajshëm djallin që rrëfehet e shkruan si dhe, t’i përbuzë e t’i tregojë kokëtulë atë që lexojnë drejtë e që vuajnë!”, ka shkruar shkrimtari Kim Mehmeti.