Problemet e Maqedonisë nuk janë Rama dhe shqiptarët

Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi deklaroi se shqiptarët dhe Deklarata e përbashkët politike nuk janë problem real por retorika e VMRO-DPMNE-së e cila fajëson Tiranën, është tentim që me forcë të mbahet pushteti.

Tirana zyrtare sot si një vend anëtar i NATO-s gjithmonë ka përkrahur stabilitetin e vendit, nuk ka kontestuar asnjëherë identitetin e popullit maqedonas. Është një gabim i madh nga ana që duan ta bëjnë këtë për t’i bërë shqiptarët dhe Shqipërinë fajtor kryesor për problemet e veta dhe për të pabërat e veta. Kjo do t’ju kthehet si bumerang të gjithë atyre që për të mbajtur pushtetin e tyre dëshirojnë që të keqen ta kërkojnë te shqiptarët. Shqiptarët dhe Shqipëria nuk janë e keqja e këtij vendi – tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme