‘Procedura ligjore sapo ka nisur’/ Gazetari i BILD: Do zbulohen detaje të reja nga skandali Rama-McGonigal

Gazetari i BILD, Herbert Bauernebel është autori i artikullit që tronditi këtë të premte politikën në Shqipëri dhe Gjermani, pasi zbardhi detaje të reja nga dosja e skandalit Rama-McGonigal. 

Në këtë artikull, Bauernebel shkruante se Edi Rama kishte përdorur FBI-në dhe zyrtarin e saj, Charles McGonigal për të shpallur non grata në SHBA, kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 Në një intervistë ekskluzive nga New York-u për Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, Herbert Bauernebel u shpreh se nga dosja do të zbardhen detaje, të cilat do të hedhin dritë mbi të tjera skandale me protagonistë Edi Ramën, Charles McGonigal dhe Dorian Duçkën.

Këtë të fundit ai e sheh të lidhur me politikanë edhe në Gjermani dhe punon për interesat e Edi Ramës.

Pjesë nga intervista

Armela Ferko: Çfarë të dhënash keni ju në raport me dosjen mbi të cilën është ngritura akuza për McGonigal dhe lidhjet e tij me Shqipërinë?

Herbert Bauernebel: Ajo që mund të mësojmë prej aktakuzave që formulohet në mënyrë jo të saktë, se agjenti akuzohet vetëm me krimin e mundshëm nëse dënohet se nuk ka raportuar për të gjitha aktivitetet e tij shtesë jashtë pune, nuk i ka raportuar te shefat e tij te FBI. Ka tre pjesë kritike në këtë akuzë kundër McGonigal dhe pasojat e mundshme për politikanët në Shqipëri. Një incident që përshkruhet në aktakuzë që McGonigal ka folur me Ramën për licencat me naftën. Nuk është ende e qartë se për cilat kompani po lobonin. Pjesa e dytë përfshin një situatë ku një politikan dhe bniznesmen shqiptar ka kontaktuar McGongial se jeta e tij ishte në rrezik dhe ishte një plan për ta lënduar atë person. Dhe e treta është se McGonigal ishte i përfshirë në një kërkesë të mundshme prej kryeministrit për të lobuar një lobist i cili po lobnte në SHBA për të mirën e një partie opozitare në Shqipëri. Kjo është pjesa më interesante e kësaj aktakuze, se gjithë informacionet e tjera që po hetohen momentalisht jo vetëm prej sistemit të drejtësisë, por edhe prej gazetarëve.

Siç përmenda edhe më parë, aktakuza është disi jo e saktë. McGonigal këtu në Nju jork ishte zyrtar shumë i lartë i FBI dhe disa prej hetimeve përfshijë informacione të klasifikuara sa i takon Deripaskës, përkundrejt asaj të Shqipërisë. Ka informacion sensitiv sidomos në lidhje me qeverinë e SHBA. Ndaj këto aktakuza nuk janë aq të sakta sac do të shpresonte një gazetar apo një qytetar. Por duket se në terma më të gjeëra McGonigal po punonte për zotin Rama dhe ndihmoi dukshëm që të facilitonte interesat e Shqipërisë këtu në SHBA, sa i takon të paktën kryeministrit.

Armela Ferko: Ju e keni titulluar artikullin “Agjent i korruptuar, tërmet Ballkanik në Berlin”. Pse u zgjodh ky titull dhe si afekton ambientin politik të Gjermanisë kjo çështje?

Herbert Bauernebel: Sigurisht çdo çështje ndërkombëtare duket që përfshin çdo vend në Europë dhe ka një lidhje gjermane. është tërësisht e paqartë nëse në ndonjë mënyrë lidhje me hetimet kriminale këtu në SHBA. Duket qartë se Duçka kishte lidhje me shumë persona në botë dhe një prej lidhjeve të çon në Gjermani. Përmendet në një prej dosjeve, përmendet se në një prej atyre takimeve sa i përket disa aktiviteteve që përshkruhen në aktakuzë, po ndodhnin edhe ato në Gjermani.

Armela Ferko: A mund të themi se përsa i përket dosjes që lidhet me kryeministrin shqiptar dhe McGonigal, ka ende shumë detaje për t’u zbuluar?

Herbert Bauernebel: Po, sigurisht, siç e përmenda procedurat ligjore sapo po fillojnë. Aktakuzat janë shumë të gjëra dhe jo shumë të sakta. Çfarë po ndodh sot në hetimet e sistemit të drejtësisë në SHBA, një gjyq i tillë quhet zbulim dhe në këtë fazë, të dyja anët do të paraqesin provat që kanë dhe në këtë rast do të jetë një fazë shumë interesante për të vëzhguar se çfarë ka qeveria dhe prokurorët, çfarë provash kanë dhe çfarë provash do të sjellë McGonigal. I vetmi zhgënjim se kjo kërkon shumë kohë. Ky gjyq dhe shumë gjyqe në SHBA mund të vijojë për shumë muaj në mos vite, ndaj duhet të tregojmë durim që të mësojmë më shumë detaje dhe pse në të njëjtën kohë hetimet prej gazetarëve janë në proces gjithashtu.

 

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme