Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, me rastin e Ditës së Evropës, ka pyetur se çfarë festoi sot Kosova.
Përmes një postimi në Twitter, profesori amerikan, ka shkruar se ka dëgjuar se në Kosovë sot është festuar Dita e Evropës, me ç’rast edhe ka pyetur se çfarë po festohet, fakti që Kosova është i vetmi vend evropian i privuar nga liberalizimi i vizave?
A në këtë postim ka përmendur edhe Ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxhën, si dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherinin, përcjell lajmi.net.
“Kam dëgjuar se sot #Kosova feston “Ditën e Evropës”. Çfarë saktësisht? Fakti që ju jeni i vetmi vend evropian i privuar nga liberalizimi i vizave? @Dhuratas @LulzimPeci @buzhala @Ilir_Deda @FedericaMog”, ka shkruar Meir. /Lajmi.net/