Vinny Forte është heroi i ri i Universitetit Ohio.
Ose të paktën i shokëve dhe shoqeve të tij në leksionin e kimisë.
Gjatë leksionit që do të zhvillohej provimi i parë i kimikës organike, profesori hodhi një top letre në pjesën e përparme të klasës për të treguar konceptin e protoneve.
Në këtë pikë sfidoi studentin që e kishte marrë topin e letrës për ta bërë kosh në koshin e plehrave nga vendi ku ishte ulur.
Nëse do arrinte ta bënte kosh, profesori i premtoi të gjithë klasës që do të anullonte provimin, dhe se të gjithë studentët do e merrnin atë me 100 pikë të plota.
Siç duket në video, Vinny Forte arriti të shënonte dhe ta linte klasën me një provim më pak.
Video e tij u bë virale në rrjetet sociale.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=20&v=nY3U-p1gcX0