Profili i Murat Jasharit, të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit (FOTO)

Murat Jashari, emri i të cilit po qarkullon si i dyshuar për plagosjen e ish-liderit komunist, tash avokat në Prishtinë, Azem Vllasit, është vëllai i komandant “Kumanovës”, apo Ismet Jasharit.

Murat Jashari është i njohur në publik se u ka dërguar letra disa prej figurave kyçe të PDK-së, duke përfshirë këtu ish-liderin e kësaj partie, tani President i vendit, Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Fatmir Limajn, tash kryetar i “Nismës për Kosovën”.

Përveç politikanëve kosovarë, Murati kishte drejtuar letra publike edhe ndaj poltiikanëve në Maqedoni, si ndaj Ali Ahmetit. Jashari përmes këtyre letrave, kishte për qëllim që të nxiste debat për vrasjet, krimin e organizuar dhe plaçkitjen e fondeve për luftën çlirimtare.

Përmes letrave ku bënte me mijëra pyetje ai thoshte shumë fjalë të rënda, fyese, e shumë akuza ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, e shumë prej tashmë liderëve të vendit.

Mirëpo, që nga koha që këto letra janë shkruar e deri më sot, kur për Murat Jasharin po flitet në cilësinë e të dyshuarit për plagosjen e Azem Vllasit, këto letra mbeten ende pa përgjigje.

Por, ishte Xhavit Haliti ai që njëherë kishte thënë se Jashari është i sëmurë psiqikisht. Madje, sipas Halitit, Jashari as që di të shkruajë, por dikush tjetër i ka shkruar këto letra publike për të, shkruan Gazetametro.net.

“Personalisht për të hyrë në padi me njerëz që janë të sëmurë psiqikisht nuk kam dashur sepse ata nuk i kap as ligji”, ishte shprehur Haliti, duke treguar se nuk e ka ndërmend të ngrejë padi ndaj atyre që e akuzonin për disa vrasje të pasluftës.

Për më tepër, Ismet Jashari, apo komandant “Kumanova” ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për keqpërdorimin e të cilit, Murat Jashari akuzonte rëndë krerët e UÇK-së.

Murat Jashari, bashkë më vëllanë tjetër, Xhemajl Jasharin, ishin arrestuar dhe dënuar nga regjimi aktual i kohës, për shkak të përkrahjes së kërkesave të shqiptarëve në Kosovë, të shprehura në demonstratat e marsit dhe të prillit të vitit 1981.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme